Forumi që e solli Martin Berishajn në Prishtinë, Ambasada del me një njoftim

Aktuale

Forumi që e solli Martin Berishajn në Prishtinë, Ambasada del me një njoftim

Më: 26 janar 2023 Në ora: 17:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Andrej Plenković, Davor Filipović, Rozeta Hajdari, Martin Berishaj

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka publikuar për Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci, që e solli Ambasadorin Martin Berishaj në Prishtinë.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që dyshohet se është i përfshirë në një aferë financiare në Slloveni, qëndroi sot krah Kryeministrit Albin Kurti.

Kurti nuk është distancuar asnjëherë nga Berishaj, përkundër thirrjeve që i janë bërë për shkarkimin e tij, prej verës kur mediat sllovene nisën raportimin për përfshirjen e tij në aferën financiare.  Dhe, sot afërsia e Kurtit me ambasadorin Berishaj u pa edhe fizikisht, përgjatë forumit ekonomik Kosovë – Kroaci.

Ambasada e Kosovës në Kroaci thotë se ky forum do të zgjasë dy ditë dhe se në të marrin pjesë 50 ndërmarrje nga shteti kroat dhe 80 ndërmarrje vendore.

Njoftimi i plotë:

Sot filloi diten e pare te punes Forumi Ekonomik Kosove-Kroaci ne Prishtine i cili do zgjase dy dite.

Eshte Forumi i pare i organizuar ne mes dy shteteve mike.

Forumim ekonomik e hapi KM i Kosoves z Albin Kurti, kurse KM kroat z Andrej Plenković iu drejtua me video te pranishmeve. Si perfaqesues special i KM kroat ishte ministri i Ekonomise dhe Zhvillimit te Qendrueshem ne Republiken e Kroaciae z Davor Filipović.

Ne pjesen e pare folen ministrja e MINT znj. Rozeta Hajdari, z Arber Rexhaj, Kryesues i Grupit te Miqesise Kosove Kroaci, Z Ante Bačić Kryesues i Grupit te Miqesise Kroaci Kosove si dhe perfaqesues i delegacionit parlamentar te Kroacise ne NATO.

Ministria e Turizmit te Kroacise dhe MINT dhe e Kosoves, nenshkruan MOU nga z. Tonči Glavina dhe ministrja  MINT znj. Rozeta Hajdari.

Forumi ne pjesen e dyte zhvilloi panele ku muaren pjese ekspert nga pala kroate dhe ajo e Kosoves.

Vlene te ceket se ne kete Forum ekonomik marrin pjese 50 ndermarrje  nga Kroacia dhe 80 ndermarrje nga Kosova.

Ndermarrjet kroate dhe kosovare do te bejne ne pjesen e trete te dites se pare takimet B2B .

Ky Forum Ekonomik Kroaci-Kosove pa dyshim hap rruge per lidhje biznesore ne mes dy shteteve mike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat