Reagon Osman Azemi pas paraqitjes në Gjykatë: I kërkoj falje familjes sime

Aktuale

Reagon Osman Azemi pas paraqitjes në Gjykatë: I kërkoj falje familjes sime

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:19
Osman Azemi

Aktori Osman Azemi ka reaguar për paraqitjen e tij në gjykatë, për siç u raportua në medie, posedim të substancave narkotike.

Në statusin e tij në Facebook, Azemi ka shkruar se situata për të cilën është paraqitur në gjykatë, ka ndodh në një periudhë, siç e ka quajtur të trazuar të jetës së tij, e për të cilën ka thënë se i kërkon falje, familjes, të afërmve dhe atyre që e përcjellin veprimtarinë e tij.

Azemi ka shtuar se nuk krenohet për këtë “episod të jetës së tij”.

“Sqarim!

Sot kam pasur një seance gjyqësore rreth një rasti te posedimit te lendeve narkotike ne vitin 2019, gjë qe është pasqyruar edhe ne media.

Unë u kërkoj falje familjes sime, te afërmeve dhe te gjithë atyre qe e përcjellin dhe me përkrahin ne veprimtarinë time për këtë episod te jetës sime me te cilin nuk krenohem.

Pra rasti në fjalë është nga viti 2019, një episod shumë i trazuar i jetës sime artistike dhe emocionale. Sot ndjej keqardhje për atë kohe dhe shpresoj që lajme të tilla te mos dëgjoj për askënd.

Puna dhe përkushtimi im mbetet qe veprimtaria ime artistike te jete sa me e pranuar nga te gjithë shikuesit e trojeve shqiptare dhe diaspora.

Ndërsa te gjithë atyre qe përballën me episode te ngjashme ne jete ose qe te afërmit e tyre gjenden ne momente te trazuara emocionale u them qe ta përkrahin njeri-tjetrin dhe te kalojnë këto
faza për ta vazhduar jetën edhe me te forte.

“Një betejë është e humbur kur ti mendon se e ke humbur” (Jean-Paul Sartre)”, ka përfunduar Azemi.

Azemi, sipas një komunikate për medie të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të premten u paraqit në këtë gjykatë për posedim të 0,4 gramëve substancë narkotike, për çka u deklarua i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat