Profesori vjen me parashikimin – ky është skenari që mund të ndodhë më datën 31 janar!

Aktuale

Profesori vjen me parashikimin – ky është skenari që mund të ndodhë më datën 31 janar!

Nga: M.H. Më: 27 janar 2023 Në ora: 22:32
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Më datën 31 janar është organizuar një diskutim për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë.

E në lidhje me këtë ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se Escobar ka deklaruar që kjo marrëveshje do të bëhet me apo pa pëlqimin e Kosovës, e që sipas profesorit ata që do të jenë pjesë e atij takimi, asnjë prej tyre, nuk do ta ketë guximin të firmosë ndonjë Asociacion serb në Kosovë, pa pjesëmarrjen e qeverisë dhe kryeministrit të vendit, përcjell “Bota sot”.

Por nëse ndodh ndonjë çudi, atëhere 99 përqind e Kosovës do t'i thotë "Jazek" atij që firmos pa u mandatuar nga qytetarët”, nënvizoi profesori.

Postimi i plotë

Me daten 31 janar, pra te marten e ardhshme, ambasada e SHBA-ve ne Kosove organizon nje diskutim per asosacionin e Komunave Serbe ne Kosove. Ne takim jane ftuar shoqeria civile, presidenca, partite politike opozitare, por jo edhe qeveria.

Duket se ky organizim vjen ne vazhden e nje deklarate te Gabriel Escobar, sipas te cilit asosacioni do te formohet edhe pa Albin Kurtin. Nese eshte kjo arsyeja dhe tendenca, atehere une do paralajmeroj krijimin e nje klime polarizuese ne Kosove. Une besoj se ata qe do te jene pjese e atij takimi, asnje prej tyre. nuk do ta kete guximin te firmose ndonje asosacion serb ne Kosove, pa pjesmarrjen e qeverise dhe kryeministrit te vendit.

Por nese ndodh ndonje cudi, atehere 99 perqind e Kosoves do t'i thote "Jazek" atij qe firmos pa u mandatuar nga qytetaret. Dhe qytetaret do ta thellojne fitoren e atyre qe mbrojne Kosoven edhe duke u thene JO disa zyrtareve amerikane, qe bejne pazare ne Ballkan per karrieren e tyre politike e diplomatike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat