Duraku reagon në lidhje me Ligjin e pagave – ja si qëndron situata!

Aktuale

Duraku reagon në lidhje me Ligjin e pagave – ja si qëndron situata!

Nga: M.H. Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:40
Enlirat Duraku

Infermierei Enlirat Duraku përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me paknaqësitë e tij për ligjin e pagave.

Sipas Durakut është e pandershme të manipulohet me një ligjin e pagës duke iu dhënë shpresa të rrema, përcjell “Bota sot”.

Duraku radhitë disa nga problematikat që janë prezente në lidhje me ligjin e pagave.

Sipas infermierit nuk do të ketë rritje të pagave.

Postimi i plotë

Ligji i pagave implementohet me date 1 shkurt 2023 !

Eshte e pandershme te manipulohen 86.000 punetor te sistemit publik te Republikes se Kosoves duke i'u dhene shpresa te rreme.

Ligjin e Pagave e kemi,

Koeficientin e pagave nuk e kemi,

Ankesa tek Institucioni i Avokatit te Popullit kemi,

Ankesa ne Gjykaten Kushtetuese kemi,

Pabarazi sociale brenda komunitetit infermieror kemi

Precedent te mehershme te Gjykates Kushtetuese lidhur me mosrespektimin e barazise dhe mosdiskriminimit kemi,

Kundershtime ne mes te neneve te Ligjit te Pagave kemi, sic eshte ai per pune dhe funkcion te njejte, page e njejte,

Infermieret me shkollim te njejte dhe ECTS te njejta kane dallime substanciale ne koeficient page,

Infermieret jane kategorizuar me koeficient page bazuar ne institucionin se ku punon, ndersa mjeket jane kategorizuar ne baze te shkollimit,

Ne anen tjeter presim qe Gjykata Kushtetuese t'a kundershtoj veten dhe precedentin e mehershme te saj dhe mos t'i marre parasysh ankesat e mos t'i vendose mase kufizuese !?

Ne fund ne presim qe me date 01/02/2023 t'i marrim pagat me rritje !

KURR.

Enlirat K. Duraku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat