Ramabaja flet për pjesëmarrjen në protestën kundër Asociacionit

Aktuale

Ramabaja flet për pjesëmarrjen në protestën kundër Asociacionit

Më: 31 janar 2023 Në ora: 21:37
Profesori Sadri Rambaja

Profesori Sadri Rambaja ka thënë se ka marrë pjesë si qytetar në protestën e sotme kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se pjesëmarrja e tij në këtë protestë u diskutua aq shumë pasi që sipas tij, pjesëmarrja e një profesori në protesta shikohet me llupë.

“Kam qenë si qytetar aty. Fatkeqësia është këtu, se pjesëmarrja e një profesori në protesta shikohet me llupë. 

Unë e kam thënë se unë i përkas asaj pjese të inteligjencës që kam mësuar më shumë prej rilindjes se sa prej brezit mëvonshëm të intelektualëve tanë“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat