Analisti: Perëndimi duhet të ndërrojë strategji me Kosovën, para se t’i diktojë kushte

Aktuale

Analisti: Perëndimi duhet të ndërrojë strategji me Kosovën, para se t’i diktojë kushte

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:58
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Analisti Andreas Ernst, njohës i çështjeve të Ballkanit thotë se mjaft pozitive që Perëndimi po e merr seriozisht zgjidhjen e çështjes së Kosovës aktualisht, duke pasur parasysh edhe luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Por megjithëse vlerësohet pozitivisht “kjo energji e re” nga BE dhe SHBA, ai shpreh dyshime për qasjen e duhur ndaj zgjidhjes së konfliktit edhe këto muaj.

“Duket se ata edhe më tej vazhdojnë të mbajnë gjallë modelet e vjetra: ose gjërat zvarriten, ose zgjidhja diktohet.”, thotë ai.

Për gazetën zviceriane Neue Zürcher Zeitung propozimet aktuale që Serbia të sillet me Kosovën korrekte si me çdo fqinj, pa pasur nevojë ta njohë nga ana ndërkombëtare, dhe Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave Serbe nuk pranohen nga palët në konflikt. Kryeministri Kurti do njohje të menjëhershme dhe jo Asociacion, kurse presidenti serb do Asociacionin dhe që gjërat e tjera të mos ndryshojnë.

“Në vend që të imponojë zgjidhjen, perëndimi duhet të ndërrojë strategji dhe të detyrojë palët në konflikt që të bëjnë propozimet e veta. Në këtë drejtim duhet të pyetet sidomos Beogadi. Vuçiçi flet prej vitesh për një kompomis historik mes serbëve dhe shqiptarëve. Por nuk ka thënë asnjëherë se si duhet të duket ky kompromis”., thekson analisti.

Sipas Ernst kjo do të funksiononte, vetëm nëse perëndimi është i hapur në mënyrë produktive për këto propozime. “Tani me zgjidhjen e çështjes së Kosovës mund të hiqet pengesa e fundit e madhe e viteve 90-të.

“Shanset për zgjidhje të konfliktit janë më të mëdha, nëse zgjidhjet vijnë nga vetë palët. Perëndimi duhet të këmbëngulë për dy gjëra në këtë rrugë (madje patundshëm): një jo absolute dhunës dhe legjitimim demokratik të rezultatit”. përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat