Kryeziu thotë se marrëveshja për Asociacionin mund të shfuqizohet

Aktuale

Kryeziu thotë se marrëveshja për Asociacionin mund të shfuqizohet

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:23
Kadri Kryeziu

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se marrëveshja për Asociacionin mund të shfuqizohet ashtu siç është aprovuar në Kuvend.

Kryeziu bën të ditur se inicimin për shfuqizimin e asaj marrëveshje mund ta bëjë presidentja, Qeveria apo deputetët.

“Këtë mundet me e inicu presidenti, qeveria, deputetët… Por ne konsiderohet që kjo marrëveshje ose ky organizim i cili funksionon ose vjen deri te implementimi i saj mund të cenojë të drejtat dhe liritë qytetare të Kosovës, mund të cenojë integritetin, mund ta cenojë ligjet e Kosovës dhe mund të cenojë Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, pas shfuqizimit, deputetët kanë të drejtë ta dërgojnë këtë vendim në Kushtetuese për një shqyrtim.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat