Nexhmedin Spahiu: Kurti i vendosi kufi Serbisë, asnjë lëshim nëse nuk vjen njohja

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Kurti i vendosi kufi Serbisë, asnjë lëshim nëse nuk vjen njohja

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 17:20
Nexhmedin Spahiu

I ftuar në Edicionin e Pasdites me Armela Ferkon ishte publicisti dhe politologu, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka argumentuara se Serbia po i shton kushtet cdo ditë e nga pak dhe jemi në pikën që po kërkon një territor sovran brenda shteti të Kosovës, ndërsa në këmbim nuk po jep asgjë.

"Kjo është një çështje pazari dhe Kosovës i duhet njohja nga ana e Serbisë, për disa arsye të thjeshta që janë: Serbia është shteti fqinji më i madh dhe i rëndësishëm, është shteti nga i cili ka çeduar Kosova dhe pa njohjen e Serbisë nuk kemi dhe shtatë njohje të tjera që janë të rëndësishme për Kosovën.

Nga kjo pikë Serbia kërkon që të përfitojë sa më shumë nga Kosova, ky pazar vjen që nga plani Ahtisari ku i është dhënë serbëve autonomi në kulturë, arsim dhe shëndetësi. Por ato nuk kanë qenë të mjaftuar me këtë, ndërsa udhëheqësit kosovar nuk kanë kundërshtuar duke bërë lëshime të tjera pasi duhet të binin dakord se lëshimet e paketës Ahtisari ishin të bollshme. Në këtë pikë ku jemi tani përveç atyre lëshimeve të para është kërkuar edhe lëshime të tjera tashmë dhe territoriale si krijimin asociacionit

Qeveria Kurti po vuan nga pasoja e marrëveshjeve të nënshkruar në vitet 2013-2015  në Bruksel ku janë bërë lëshime të konsiderueshme. Kushtet që ka vënë kryeministri Kurti duket thjeshtë mbajtja e një pazari më dinjitoz ndryshe nga drejtuesit e tjerë pasi ai ka kërkuar që njohja e asociacionit do të ndodhi vetëm kur të njihet Kosova nga Serbia.

Nëse Serbia do të marrë vendim për ta njohë Kosovën mund të kërkojë lëshime të tjera, prandaj Kurti ka vendosur pikat se nuk do të pranojë asgjë më derisa të njihet Kosova."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat