“6 kushtet e Kurtit për Asociacionin sinjal për marrëveshjen finale”

Aktuale

“6 kushtet e Kurtit për Asociacionin sinjal për marrëveshjen finale”

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 20:07
Albin Kurti

Kushtëzimi i kryeministrit Albin Kurti me plotësimin e gjashtë kushteve për t’themeluar asociacionin, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile do të ’bëjë që presioni ndërkombëtar të bartet tek pala tjetër.

Analistit politik Artan Muhaxhiri vlerëson se qëndrimi i Kurtit është shumë pozitiv dhe do ta përmirësojë pozicionin e Kosovës në tryezën e bisedimeve.

“Përveç pikës për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë të gjitha pikat tjera mund të jenë të pranueshme dhe të ndryshueshme, sepse edhe aleatët tonë vazhdimisht kanë thënë që presin nga Kosova që të ketë edhe oferta, ide alternative për asociacionin”, ka thënë Muhaxhiri.

Krahas kësaj, ndryshimi i kursit nga mohimi i diskutimit në kushtëzime, sipas Belgzim Kamberit nga Instituti “Musine Kokalari”, është produkt i presionit ndërkombëtar.

“Këto kushtet politike që po vendosen herë nga Beogradi herë nga Prishtina janë një lloj tendence për presion ndaj ndërmjetësuesve ndërkombëtar për eventualisht me i përfshi në parimet e planit franko-gjerman e veçanërisht më vonë në marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka thënë Kamberi.

Kamberi thekson se presioni po tregon se ndërkombëtarët e kanë prioritet marrëveshjen finale këtë vit, dhe sinjalet e fundit nga paraqitjet e Kurtit në Kosovë e Vuçiqit në Serbi, sipas tij, janë shenja se palët po lëvizin në atë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat