Abdixhiku flet për atentatin: Nuk kam pranuar ndihmën e policisë

Aktuale

Abdixhiku flet për atentatin: Nuk kam pranuar ndihmën e policisë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 23:06
Lumir Abdixhiku

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për atentatin e planifikuar ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë të LDK’së.

Abdixhiku ka thënë se është intervistuar së bashku me hetues.

“Ky është proces nën hetim. Kam pas intervistë që është bërë me hetues. Unë kam thënë që nuk ndihem i rrezikuar.

Ajo cka jemi subjekt vazhdimisht në jetën publike është e një gjuhë kërcënuese ofenduese vazhdimisht. Nuk kam qenë njëri prej politikanëve që kam raportuar kërcënimet ndonjëherë, që vijnë shpesh kërcënime me fëmijë e familje, i marr gjithë, por s’kam shkuar asnjëherë”.

Tutje, Abdixhku tha se nuk ka pranuar t’i ofrohet ndihmë nga Policia, pasi nuk është ndjerë i rrezikuar.

“Atë ditë kur ka dalë lajmi, Policia e Kosovës ka qenë shumë korrekte, kanë ofruar ndihmë, ju thash: ju lutem do të vazhdoj sic kam qenë gjithë. Por, në LDK kjo ngjan në sendiment pak më të thellë për shkak të historisë së LDK’së. Por ti nuk ke nevojë në fund të ditës të kesh organizime spektakulare me snajper e dorëza. Del një i çmendur, tru shpërlarë i turmës politike që bën një dëm. Nuk ndijsha pasiguri”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat