Pas deklaratës për kërkimfalje të Serbisë, vjen reagimi i ashpër ndaj Ramës – përmendet aneksimi i veriut

Aktuale

Pas deklaratës për kërkimfalje të Serbisë, vjen reagimi i ashpër ndaj Ramës – përmendet aneksimi i veriut

Nga: A.M. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 14:32
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar me komente lidhur me raportet Kosovë-Serbi, derisa ka përmendur edhe kërkimfaljen.

“Kërkimfalja e Serbisë ndaj Kosovës duhet të vijë në fund e jo në fillim”.

E për këtë ka reaguar profesori Enver Bytyçi, i cili kundërshtoi Ramën, përcjell "Bota sot".

Sipas tij, Rama do të thotë që Serbia duhet të kërkojë ndjesë mbasi ta ketë aneksuar veriun e Kosovës, pasi që nuk ka kuptim tjetër kjo që thotë kryeministri shqiptar.

Postimi i plotë

D.m.th Serbia duhet të kërkojë ndjesë mbasi ta ketë aneksuar veriun e Kosovës?! Nuk ka asnjë kuptim tjetër kjo deklaratë e Edi Ramës. Sepse kërkim-falja në fillim të bisedimeve rrezikon Serbinë. Pas faljes ajo nuk mund të kërkojë pjesë në Kosovë, aq më pak të diktojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat