Latifi: Në Kosovë e Shqipëri shkollat pa mësues fizike, në studio televizive e hudhin poshtë shkencën e Ajnshtajnit

Aktuale

Latifi: Në Kosovë e Shqipëri shkollat pa mësues fizike, në studio televizive e hudhin poshtë shkencën e Ajnshtajnit

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 08:37
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi ka bërë një paralajmërim të frikshëm për shqiptarët.

Ai ka thënë se në Kosovë dhe Shqipëri, shkollat nuk kanë mësimdhënës të lëndës së fizikës, teksa studiot televizive janë të mbushura me “budallenj që e hedhin poshtë shkencën e Ajnshtajnit”.

“Në Kosovë e Shqipni shkollat pa mësues fizike, ndërsa studiot televizive të mbushura me budallenj që e hedhin poshtë shkencën e Ajnshtajnit përmes broçkullave konspirative e antisemite.” – ka shkruar ai.

Latifi në Facebook ka shkruar se shqiptarët janë po ju shkatërrohet mendja.

“Kurrë shqiptarët nuk i janë ekspozuar rrezikut të shkatërrimit të mendjes më shumë se sa sot.” – përfundon shkrimi i Latifit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat