​Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Turqi

Aktuale

​Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Turqi

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e FSK-së për ndihmë në Turqi, pas situatës së krijuar nga goditjet e tërmeteve. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Qeveria e Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këto kohë të vështira.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi. Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këto kohë të vështira”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat