Komandanti i FSK-së raporton para deputetëve, diskuton për sfidat

Aktuale

Komandanti i FSK-së raporton para deputetëve, diskuton për sfidat

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:33
Bashkim Jashari

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot ka raportuar në Komisionin parlamentar për Çështje të sigurisë dhe Mbrojtjes.

Me deputetët e Kuvendit të Kosovës, ai ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet FSK-ja, por takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.

Pas takimit, kryetari i komisionit, Bekë Berisha ka thënë se ndër të tjera kanë diskutuar edhe për largimin e pjesëtarëve nga FSK-ja, çka sipas tij është një prej shqetësimeve që kanë.

Kemi folë për të gjitha edhe për sfidat që po përballet FSK-ja për të gjitha temat kemi folur, por aty ka gjëra që zakonisht e mbyllim komisionin sepse nuk janë për publikun... Pagat, financimi i ushtrisë, trajnimet, armatimi, shumë gjëra... Edhe ky (largimi i pjesëtarëve të FSK-së është një ndër shqetësimet, janë edhe shkaqet, janë kryesisht ekonomike).”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat