Palushi: Nëse rritet çmimi i energjisë bizneset prodhuese do të kenë vështirësi

Aktuale

Palushi: Nëse rritet çmimi i energjisë bizneset prodhuese do të kenë vështirësi

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 19:24
Shaqir Palushi

Që bizneset prodhuese do të kenë vështirësi në rast se rritet çmimi e thotë, Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex”.

Sigurisht se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike mundet me i vështirësua bizneset në radhë të parë ato prodhuese, por po ashtu ne jemi të vetëdijshëm nëpër rrethanat në të cilat po kalon edhe vendi për shkak të vështirësive në prodhim të energjisë elektrike, por ajo që vazhdon të mos jetë e pranueshme është ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike e sidomos tek ne ato janë të përditshme dhe kjo rritje më e lartë e kostos së prodhimit vjen nga mungesa e energjisë elektrike dhe jo ndoshta nga çmimi i saj”, ka pohuar Palushi.

Ai tregon edhe vështirësitë që mund të paraqiten.

“Sigurisht që paraqet vështirësi, e ul marzhën e fitimit, por ne prapë se prapë do të bëjmë përpjekje maksimale që të mos ketë ngritje të çmimeve të produkteve sidomos në këtë periudhë në të cilën po kalojnë qytetarët. Por shpresojmë që kjo ngritje e çmimit të energjisë elektrike nuk do të jetë shumë e lartë por ndoshta do të jetë minimale”, ka thënë ndër të tjera Palushi.

Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt të këtij viti nuk ka arritur që të vazhdojë masat emergjente në furnizimin e energjisë si pasojë e mungesës së kuorumit.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e kanë përkrahur vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat