Asociacionit pritet t’i ndërrohet emri në “Komunat vetëqeverisëse”

Aktuale

Asociacionit pritet t’i ndërrohet emri në “Komunat vetëqeverisëse”

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Gazetari Vehbi Kajtazi, në Rubikon  ka thënë se Asociacionit pritet ti ndërrohet emri në “komuna vetëqeverisëse”.

Kajtazi tutje ka thënë se kryeministri Kurti nuk pritet të nënshkruaj ndonjë marrëveshje të hënën, por që fillimisht një pjesë të përgjegjësisë do t’ia ndajë opozitës.

“Ai Kurti i opozitës nuk është mëq është kryeministër i Republikës që i ka marr do obligime dhe e ka dit në momentin që ka ardhë në pushtet është edhe Asociacioni.Emri që është diskutuar deri tash për Asociacionin është “Komunat vetqeverisëse”. A do të nënshkruaj Asociacion në vetvete nuk ka nevojë se ajo është e kryer në Kuvendin e Kosovës, por marrëveshje do të nënshkruaj. Unë pres që Kurti do ta nënshkruaj por jo të hënën, sepse pa ja ndarë pak përgjegjësinë opozitës nuk e hedh firmën aty”.

Tutje theksoi se kryeministri Albin Kurti, çështjet e dialogut dhe marrëveshjeve, nuk i diskuton me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes.

”E ka një strukturë të caktuar me të cilët diskuton, por jo me shumë deputetë të cilët nuk jam i sigurt që i njeh mirë se kënd e ka deputet”.

Madje në diskutim me ish-deputetin e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiun, i replikoi se kryeministri Albin Kurti nuk është i njëjti që ai e kishte njohur në opozitë.

”Asociacioni nuk do të quhet kështu. As Zajednica jo”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel, në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, është bërë e ditur se fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

Këto takime do të fillojnë në orën 15:00, dhe më pas, do të ketë një takim të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat