Musliu: Po t’u pyesja unë, do ta vendosja shtatoren e Adem Jasharit në oborrin e kuvendit

Aktuale

Musliu: Po t’u pyesja unë, do ta vendosja shtatoren e Adem Jasharit në oborrin e kuvendit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 10:36
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se qyteti i Prishtinës duhet të bëjë vend për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit.

Musliu ka thënë se shpreson që të realizohet së shpejti një shtatore në kryeqytet e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka propozuar që shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë të vendoset në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ose “përball objektit të kuvendit”.

“Unë mendoj se sheshi kryesor duhet ta ketë shtatoren e Adem Jasharit. Unë me u pyet e kisha lanë në oborr të kuvendit, ose thjeshtë përball Kuvendit të Kosovës. Vend ka për ta vendosur shtatoren por duhet të ketë vullnet dhe gatishmëri. Unë po e përsëris prapë, me respekt për të gjitha shtatoret që janë në Prishtinë, por unë mendoj se të gjitha këto shtatore që ndodhen në Prishtinë do duhej të ishin vendosur prapa shtatores së komandantit Adem Jashari”, ka thënë ajo në një intervistë për RTK-në të hënën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat