Vitia: 44 inspektorë do të monitorojnë zbatimin e Ligjit për rregullimin e çmimeve të barnave

Aktuale

Vitia: 44 inspektorë do të monitorojnë zbatimin e Ligjit për rregullimin e çmimeve të barnave

Më: 8 mars 2023 Në ora: 12:28
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konsideron se përfituesit më të mëdhenj të Ligjit për rregullimin e çmimeve të barnave janë qytetarët, pasi tha se me vite ata janë përballur me çmime të larta. Ndërsa, ka premtuar inspektim për monitorimin e zbatimit e këtij Ligji.

Vitia ka thënë se për të monitoruar këtë ligj, do të punësohen 44 inspektorë.

Në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia tha se në ligjin për rregullimin e çmimeve të barnave, janë marrë direktiva të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Sapo miratuam projektligjin për çmimin  e branave, për këtë nismë është punuar gjatë në MSH janë studiuar direktivat e vendeve të BE që të krijohet një formë më e mirë për vendin tonë. Përfituesit e këtij ligji  janë drejtpërdrejtë qytetarët, të cilët janë përballur me çmime të larta. Jemi duke punuar që ky raport të përmbyset një herë e mirë. Ky projektligj plotëson politikën tonë për mbrojtën e qytetarëve. Ligji do të mundësojë evitimin e çmimeve të ndryshme për produktet identike. Ky ligj do të parandaloj edhe blerjen me çmime të larta të barnave nga institucionet shëndetësore. Një nga premtimet edhe në fushatën tonë ka qenë trefishimi i inspektoreve. Janë paraparë edhe 44 inspektorë shëndetësor që do ta monitorojnë zbatimin e këtij ligji”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat