Gazmend Hoxha pranon dorëzimin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Kosovës

Aktuale

Gazmend Hoxha pranon dorëzimin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Kosovës

Më: 13 mars 2023 Në ora: 15:53
Kolonel Gazmend Hoxha

Kolonel Gazmend Hoxha, sot pranoi detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës ishte stafi i lartë menaxhues por edhe ushtruesi I detyrës së drejtorit të përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxhës thuhet në postim.

Në rolin e drejtorit , Hoxha tha se drejtimi i Policisë së Kosovës bëhet përmes bashkëpunimit në organizatë, me institucionet e në veçanti me qytetarët.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
Prishtinë, 13 mars 2023

Sot, më 13 mars 2023, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Ndërsa drejtori Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat