Szunyog mirëpret nënshkrimin e Deklaratës së Zotimit për reformë në drejtësi

Aktuale

Szunyog mirëpret nënshkrimin e Deklaratës së Zotimit për reformë në drejtësi

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:34
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka përshëndetur nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit nga institucionet e drejtësisë në Kosovë për reformë në këtë sektor.

“Mirëpres nënshkrimin e Deklaratës së Zotimi nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Gjykata Supreme dhe Kryeprokurori i Shtetit”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

“Është kyçe që aktorët përkatës të rifillojnë bashkëpunimin në masat që do të forcojnë pavarësinë, efikasitetin dhe integritetin e gjyqësorit dhe prokurorisë”.

Ai ka vazhduar duke thënë se BE është e gatshme që të angazhohet më tej në fushën e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat