Deputetë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Romania takohen në Tajvan

Aktuale

Deputetë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Romania takohen në Tajvan

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:58
Deputetë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, bashkë me deputetë tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania po qëndrojnë në Tajvan për të marrë pjesë në Forumin për Transparencë Parlamentare të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik NDI.

Këtë vizitë e ka lajmëruar Deliu me anë të një postimi në facebook.

“Gjatë qëndrimit në Tajvan kemi takuar përfaqësues të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian në Taipei, presidenten e Tajvanit, znj. Tsai Ing-wen dhe përfaqësues të institucioneve tjera.

Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Tajvanit në fushën e IT-së, në luftën kundër dezinformimit, në fushën e ekonomisë dhe atë të arsimit”, ka shprehur Deliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat