Rasti Dehari: Topalli i kundërpërgjigjet Haxhiut për akuzat rreth kamerave në Burgun e Prizrenit

Aktuale

Rasti Dehari: Topalli i kundërpërgjigjet Haxhiut për akuzat rreth kamerave në Burgun e Prizrenit

Më: 15 mars 2023 Në ora: 00:07
Ylber Topalli, Albulena Haxhiu

Ish-kryeinspektori i Inspektoratit në ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas akuzave se ai i ka marrë kamerat e sigurisë së burgut të Prizrenit, para Policisë së Kosovës.

Këto akuza ndërlidhen me vdekjen e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Një gjë të tillë ai e ka mohuar. Topalli shton se e para e MD-së dhe të tjerët nuk e dinë se në cilën datë i ka marrë policia.

“Ata i konstatojnë se janë marrë kamerat, gjoja se unë i kam marrë kamerat para policisë. Në raport komisioni përcakton se ato janë marrë më datën 5,6,7, dhe nuk e dinë as kur i ka marrë policia. Në ditën kur ndodhë inspektimi apo të nesërmen nuk shkojmë sepse ka shumë mekanizma të shtetit që merren me hetime janë policia, prokuroria, komisioni i shërbimit korrektues, pasi të qetësohet gjendja shkojmë i zhvillojmë procedurat dhe konstatojmë çfarë shkelje ka pas institucioni për atë incident dhe sa është niveli i përgjegjësisë”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Nuk kemi shku, as atë ditë, dhe nuk besoj që as të nesërmen. Aty me shku të gjithë me një vend, nuk mundet të punojë askush. Secili e pengon secili, procedurat nuk na ikin neve. Nuk i kemi marrë kamerat, i kemi marrë incizimet prej hardiskut, i kam marrë dhe i kam përdorur për inspektim për 15 ditë”, shtoi Topalli, i cili u shkarkua nga pozita e tij më 10 mars, nga Komisioni Displinor i MD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat