Haxhiu tregon pse u shkarkua ish-kryeinspektori Topalli

Aktuale

Haxhiu tregon pse u shkarkua ish-kryeinspektori Topalli

Më: 15 mars 2023 Në ora: 00:53
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar arsyet që çuan në shkarkimin e kryeinspektorit të Inspektoratit në këtë institucion, Ylber Topalli.

Ajo tha se Topalli ka marrë kamerat para Policisë dhe i ka nënshkruar dy raporte brenda një kohe të shkurtër lidhur me rastin e vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Po ashtu, ajo tha se një nga raportet adreson shumë shkelje në raport me përgjegjësitë, pasi përfundoi faza e inspektimit.

“Dy zyrtarë që aso kohe kanë shkelur detyrat e tyre, të cilët kishin marrë kamerat para policisë, në shpërputhje me kompetencat ligjore. Dje është shkarkuar erdhe kryeinspektori Topalli, përveç që kishte marrë kamerat para policisë, kishte nënshkruar dy raporte brenda një kohe të shkurtër”, u shpreh ajo.

Sipas saj, në njërin prej këtyre raporteve thuhej se po bëhej inspektim për vetëvrasjen e Astrit Deharit, dhe në tjetrin për vdekjen e tij.

“Ai (Topalli) e ka mohuar që njëri prej raporteve është nënshkruar nga ai. Kjo është shkelje, ne nuk mundemi ta verifikojmë nënshkrimin por e kemi parë që është nënshkrimi i njëjtë si në dokumentin tjetër”, vijoi Haxhiu në RTV Dukagjini.

Më 13 mars, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se lidhur me rastin e Astrit Deharit, ka marrë vendim për shkarkimin e kryeinspektorit Ylber Topalli.

Vendimin për shkarkimin e Topallit e kishte marrë Komisioni Disiplinor më 10 mars, pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin Dehari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat