Detaji që zbulon profesori nga fotografia e takimit në Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiqit!

Aktuale

Detaji që zbulon profesori nga fotografia e takimit në Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiqit!

Nga: M.H. Më: 18 mars 2023 Në ora: 20:53
Foto nga takimi

Reagime të mëdha ka pasur gjatë ditës së sotme për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit që po mbahet në Ohër.

E profesori universitar, Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook, është shprehur se në fotografin që është publikuar nga takimi, mund të vrehet që kryeministri Kurti është superior në bisedime me Serbinë, përcjell “Bota sot”.

Kështu duhej të ishin edhe Thaçi e Mustafa, por në fakt ata bënë të kundërten”, shkroi ndër të tjera Bytyçi.

Postimi i plotë

Unë nuk besoj se kjo foto që është shkrepur sot në Ohër është teater. Por edhe nëse do të ishte e tillë, Albin Kurti meriton çdo respekt!

Duket qartë se protagonisti i mbështetur në nder, arsye, logjike, racionaliet dhe në të drejtë është kryeministri i Kosovës! Vetëm e vërteta të ndihmon të jesh superior në bisedime me Serbinë.

Kështu duhej të ishin edhe Thaçi e Mustafa. Por në fakt ata bënë të kundërten! Besoj ju kujtohen takimet që ata bënin me Serbinë. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës shfaqeshin të nxirë dhe Vuçiq apo Daçiq të buzëqeshur! Thaçi mburrej vetëm kur deklarohej se "Po, po ne po merremi vesh për "korrigjimin" e kufijve""! Katastrofë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat