​Gola: Bart përgjegjësi të plotë lidhur me vonesën e Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Aktuale

​Gola: Bart përgjegjësi të plotë lidhur me vonesën e Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Më: 21 mars 2023 Në ora: 21:46
Ardian Gola

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola, ka deklaruar se bart përgjegjësi të plotë lidhur me vonesën e Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Ai ka deklaruar se ndonëse kishte premtuar realizimin e këtij ligji më herët, moria e zhvillimeve e kishin vendosur në një pozicion të pasigurt.

“Po, unë barti absolutisht përgjegjësinë politike dhe publike për vonesën. Nuk i atribuohet absolutisht mazhorancës si tërësi, aq më pak Ministrisë. Unë kam bërë premtim publik që nëse s’gaboj kur është mbajtur dëgjimi i parë publik në rektor, kam premtuar që qershori, eventualisht korriku, nëse nuk gaboj e kam dhënë si afat shtesë shtatorin ose tetorin për të kaluar, por kanë ndodhur një mori zhvillimesh e të cilat më kanë vendosur në një pozicion të pasigurt, dhe pashmangshmërisht më kanë vendosur në një pozicion ku duhej të isha shumë më i kujdesshëm në mënyrën se si duhet të formulohen dispozitat juridike të ligjit.”, ka deklaruar Gola.

Ndër të tjera, Gola ka deklaruar se në këtë Agjenci duhet të mbizotërojë profesionalizmi.

“Më ka interesuar të krijohet një agjenci që nën 1, i shmanget vendimeve arbitrare duke instaluar në ligj siguresa politike, dhe nën dy, një agjenci e cila fiton imunitetin e mjaftueshëm institucional për t’i përballuar ndikimet nga jashtë”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se aty “duhet të mbizotërojë profesionalizmi, këto vonesa kanë ardhur për shkak të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat