Dikur kërkonte azil në Evropë, sot kultivon mjedra në Kosovë dhe i shet jashtë vendit!

Aktuale

Dikur kërkonte azil në Evropë, sot kultivon mjedra në Kosovë dhe i shet jashtë vendit!

Më: 22 mars 2023 Në ora: 23:29
Ekrem Rrahmani

Mjedra, një nga frutat që vitet e fundit ka pasur një zhvillim të hovshëm në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2022 janë prodhuar 2600 ton mjedra që kanë arritur shumën e 11 milionë eurove në tregun vendor e ndërkombëtar.

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të mjedrës në Kosovë është Ekrem Rrahmani nga Komuna e Podujevës.

Ai, ka treguar rrugëtimin e tij në një nga kultivuesit më të mëdhenj të mjedrës në Kosovë.

Ekremi, dikur kishte kërkuar azil në Evropë, mirëpo tani thotë se edhe këtu, me punë dhe përkushtim, mund t’i kemi të gjitha.

“Nuk të duhet as Zvicra, as Evropa. Na duhet që të mësohemi që të bëjmë kulturë dhe shprehi që të punojmë në vendin tonë, ta ndërtojmë këtu, sepse neve këtu na ka falë perëndia dhe këtu duhet të mundohemi”, tha ai.

Fermeri ka treguar se tani, së bashku me familjen e tij, posedojnë rreth pesë hektarë që i kultivojnë me mjedër, dhe se, për të arritur deri këtu, ai thotë se nuk ka qenë e lehtë.

“Më kujtohet sikur sot, kemi filluar në vitin 2011 me ndërtimin e pemishtes së parë këtu prej 30 ari dhe me ndihmën e USAID-it në vitin 2014, kemi filluar me 40 ari tjera plus. Tani, kompania “Kemi Fruits”, posedon rreth 5 hektarë që i kultivojmë me mjedër. Në atë kohë kur kemi filluar ka qenë e vështirë sepse kanë qenë kushtet asi soji, tash ne e kemi shumë më të lehtë sepse kemi 5 hektarë që i kultivojmë. Atëherë kemi punuar vetëm me familjarët, ndërsa tash kemi rreth 30 vjelës, jemi pesë të rregullt që nuk ndalemi”, tha Ekremi.

Ai tregon se tani posedojnë edhe pikën grumbulluese në të cilën dorëzojnë mjedrën rreth 40 fermerë, e cila, 95% shitet në tregjet evropiane, ndërsa një pjesë e vogël shitet këtu për konsumim të freskët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat