Tahiri: Lajm i mirë, dështoi përpjekja e Kurtit për ta futur nën sundimin e tij Prokurorinë

Aktuale

Tahiri: Lajm i mirë, dështoi përpjekja e Kurtit për ta futur nën sundimin e tij Prokurorinë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 21:01
Abelard Tahiri

Sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky ligj është dërguar në Kushtetuese në korrik të vitit të kaluar nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, veprim ky i bërë ndarasi nga këto dy parti.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, e vlerësoi si lajm të mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se me këtë vendim dështoi përpjekja e kryeministrit Albin Kurti për ta futur nën sundimin e tij zyrën e Prokurorit të Shtetit.

“Ne e kemi shfrytëzu një të drejtë tonën, e kemi dorëzu në Gjykatë Kushtetuese  dhe më në fund tash, pas 10 muajve nëse s’gaboj, Gjykata Kushtetuese na jep të drejtë në të gjitha vërejtjet që i kemi bërë si grup parlamentar i PDK’së. Shpallja e këtij ligji si ligj antikushtetues është lajm i mirë për drejtësinë dhe lajm i mirë për zyrën e prokurorit të shtetit, sepse më në fund përpjekja e Kurtit për ta vënë nën pushtetin e tij, apo nën sundimin e tij, zyrën e prokurorit të shtetit dështoi”, tha Tahiri.

Siipas tij, Qeveria nuk i ka marrë parasysh ankesat e tyre për këtë Ligj, i cili thotë se bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe si pasojë kanë kërkuar tërheqjen e këtij Ligji.

“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës që në momentin kur ka ardh projektligji në Kuvendin e Kosovës që është procedu nga Qeveria i kemi dhënë vërejtjet tona dhe i kemi bërë me dije qeverisë së Kosovës, kryeministrit dhe ministres së Drejtësisë që ky projektligj bjen ndesh me rendin tonë kushtetues, dhe cenon rëndë pavarësinë e Këshillit Prokurorial dhe zyrës së Prokurorit të Shtetit. Andaj i kemi kërku qeverisë në atë periudhë që ta tërhek ligjin se si i tillë nuk mund të procedohet, në të kundërtën ne normalisht që të gjitha këto vërejtje që i kemi që jemi të bindur se  bjen ndesh me kushtetutën si projektligj  do t’ju dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Qeveria nuk ka pas vullnet që t’i merr parasysh fare ankesat tona që i kemi pas edhe në leximin e parë dhe në leximin e dytë, dhe kanë vendos që të votohet”, tha Tahiri.

Kujtojmë se ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, janë miratuar më 23 qershor, me 60 vota pro e një abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat