Eskalon Drecun, thotë se serbët në Kosovë po terrorizohen: Andaj duhet Asociacioni

Aktuale

Eskalon Drecun, thotë se serbët në Kosovë po terrorizohen: Andaj duhet Asociacioni

Më: 27 mars 2023 Në ora: 19:28
Milovan Drecun

Milovan Drecun, president i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Serbi, ka dalë me deklarata të ashpra e të paqëndrueshme për trajtimin e serbëve në Kosovës.

Duke folur për Sputnik, Drecun ka thënë se sulmet e fundit në pronat e serbëve në Kosovë përfaqësojnë vazhdimin e terrorizimit të popullit serb dhe ka fajësuar institucionet e Kosovës.

“Qëndrimi pasiv i policisë, prokurorisë dhe gjykatave, sidomos pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, inkurajon sulmet ndaj popullit serb dhe ekstremistët e përdorin atë, sepse e dinë se nuk do të dënohen për veprimet e tyre,”- ka thënë ai.

Ai më tej ka shtuar se këto gjëra nuk po shihen si incidente të rënda as nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Prania ndërkombëtare në Kosovë i trajton sulmet si incidente individuale të cilave duhet të përgjigjen policia, gjyqësori dhe prokuroria dhe nuk ndërhyjnë shumë në të. Por ne shohim këtu një fushatë sistematike që synon përfundimin e punës së nisur nga UÇK-ja terroriste, që është largimi i plotë i popullit serb nga Kosova, dhe kjo është pjesë përbërëse e përfundimit të spastrimit etnik,”- ka thënë Drecun.

Bëhet e ditur se referuar Asociacionit, ai më tej ka nënvizuar se ky është vetëm një tregues se serbët në Kosovë kanë nevojë për një mekanizëm institucional shtesë për t'u mbrojtur dhe jo për të qenë qytetarë të dorës së dytë.

“Ai mekanizëm, për mendimin tonë, është Asociacioni i Komunave Serbe që është negociuar dhe që do të forconte pozitën e popullit serb në Kosovë dhe do t'i mundësonte që ta ngrisin nivelin e sigurisë dhe realizimit të të drejtave të njeriut, së paku në në nivel lokal, ku ata mund të menaxhojnë jetën e tyre dhe të zgjidhin problemet e përditshme,”- raportohet të ketë thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat