Kllokoqi: U detyrova të nënshkruaj se nëse vdes, nuk merr përgjegjësi askush

Aktuale

Kllokoqi: U detyrova të nënshkruaj se nëse vdes, nuk merr përgjegjësi askush

Më: 28 mars 2023 Në ora: 20:57
Sylejman Kllokoqi

Kameramani i Associated Press, Sylejman Kllokoqi në një rrëfim në ResPublika ka folur për kohën sa ka jetuar në Sarajevë dhe vështirësitë që i kishte për të dalë nga atje.

Kllokoqi ka treguar se për ta lënë Sarajevën pas 2 vite e gjysmë jete atje, do të duhej të kalonte përmes një pike kontrolli në të cilin serbët e kishin mbytur disa vite më parë zv/kryeministrin e Bosnjës.

Një nënshkrim i imi më i vështirë në jetë që e kam pasë është, nënshkrimi si nënshkrim, se kur e kam lanë Bosnjën është dashtë me hyp në një kerr të UN-it (v.j Kombeve të Bashkuara), dhe para se me hyp në kerr unë si një gazetar amerikan pata të drejtë me dalë. Mas 2 vjet e gjysmë një mik i imi nga Amerika, Hys Shkreli m’i rregulloj disa dokumentacione dhe shkova në UN në Sarajevë, e dorëzova dokumentacionin që dua me dalë, tha mirë edhe erdh transporteri i UN-it që unë me hyp e me shku deri në Aeroport. Për me shku deri në Aeroport e kisha një check-point. Në atë check-point serbët e kanë ndalë veturën dhe e kanë mbyt kryeministrin e Bosnjës. Në prezencë të UN-it e kanë ndal serbët, e kanë hap veturën e UN-it dhe e kanë mbyt atë”, ka rrëfyer Kllokoqi.

Ai tregon se për të kaluar nga ajo pikë kontrolli do të duhej ta vinte firmën dhe ai kishte pranuar për ta bërë një gjë të tillë, pavarësisht rrezikut.

“E tash, nga ai rast kur hyp në kerr të UN-it ta japin një letër edhe të thonë nënshkruaj, në qoftë se rastësisht serbët të vrasin në rrugë, në check-point, atëherë ne nuk marrim përgjegjësi, a don me hyp a nuk don me hyp. Edhe unë tash dua me hyp edhe nënshkrova, se isha mërzit dy vjet e gjysmë, e nënshkrova. E shtina rrezikun, nëse më ndalin, por nuk mora materiale me vete për shkak se thashë nëse rastësisht mos të më gjejnë bile kaseta dhe kështu e lëshova. Sepse ka shumë filma të mirë dokumentarë që i kam ba në Bosnje, një ditë ndoshta edhe ato do t’i marr dhe ashtu e lëshova Sarajevën në atë kohë”, ka thënë ai.

Kllokoqi tregon se si e fokusun atë kamerat kur e la Sarajevën dhe çka kishin shkruar gazetat për të asokohe.

“Hipa në aeroport, kurrë se harroj ishte aeroporti që kishte pru ushqim dikur humanitar dhe unë në atë ushqim, ai u kthejke thatë, hypa dhe ishim edhe 405 gazetarë të tjerë dhe të gjithë kamerat ka unë, se qe ky njeri po del pas 2 vite e gjysmë”, u shpreh ai.

“Është një shkrim në gazetat e Bosnjës që thotë, njeriu i cili ka nejt e na ka ndihmu edhe luftës, kur u largu nga lufta, me lot në sy e la Sarajevën se iu dhimt ku po i  len njerëzit. Është vështirë me jetu 2 vite e gjysmë pa ujë pa rrymë. Kur kam dalë prej Sarajevës aq shumë i kam urrejt njerëzimin, kam dashtë me jetu në mal, thojsha me shtazë jetoj ma mirë sesa me njerëz”, rrëfen Kllokoqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat