Tahiri: Shpëtimi për Asociacionin është vendimi i Gjykatës Kushteutese

Aktuale

Tahiri: Shpëtimi për Asociacionin është vendimi i Gjykatës Kushteutese

Më: 28 mars 2023 Në ora: 22:36
Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se propozimin franko-gjerman e kanë mbështetur që nga fillimi.

Megjithatë ai thotë se qëndrimin e tyre e sforcoi fakti që Albin Kurti “e dobësoi Kosovën me akrobacionet e tij”.

“Pozicioni i AAK-së në mbështetje të arritjes së marrëveshjes nuk është i djeshit, Ne jemi consistent që një vit. Bile-bile prej gushtit të vitit të kalum ne jemi partia e vetme që kemi dalë në takime me qytetarë dhe kemi folë për dy tema: nevojën me u arritë marrëveshja Kosovë-Serbi dhe për çështje sociale. Qëndrimi jonë ka qenë konsistent. Qëndrimin tonë e ka sforcu fakti që Albin Kurti e dobësoi shumë Kosovën me akrobacionet dhe eksperimentet e tij ku ndodhi ajo që të gjithë e kemi kundërshtu, ndodhi zbrazja e institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë. Dhanë dorëheqje deputetët, kryetarët e komunave, gjyqtarët dhe u kriju një realitet i ri. Ky realitet i ri shtrohet pyetja, a e bëri Albin Kurti me qëllim për me justifiku marrëveshjen apo prej mosdijes”.

“Unë menoj që vetëm një drejtim është qëtu. Aty ku është Amerika, nuk ki çka e trajton”, ka thënë Tahiri në Këndin e Debatit

Tahiri ka thënë se neni 7 është problematic por sipas tij, shpëtimi për Asociacionin është vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Pika 7 është problematike. Ka ambiguitet por ai nuk duhet me u pa prej neve si rrezik i madh, ai është realisht mundësi për Vuçiqin me thanë kurrë se pranoj Kosovën dhe s’e pranova. Shpëtimi jonë për Asociacionin është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse statuti shkon në qat linjë”, ka thënë Tahiri.

E për pikën ku flitet për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, Tahiri thotë se është tjetër problem pasi marrëveshja e 2015 është antikushtetuese.

“Pika më problematike është neni 10, sepse thotë zbatimi i të gjitha marrëveshjeve. Zbatimi i marrëveshjes së 2013 pastaj asaj të 2015 që është derivat i asaj të 2013, është antikushtetuese”, ka deklaruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat