Fatmir Limaj: Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës kur pranoi këtë fjali në marrëveshje

Aktuale

Fatmir Limaj: Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës kur pranoi këtë fjali në marrëveshje

Më: 30 mars 2023 Në ora: 23:44
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me dakordimin e Marrëveshjes së Ohrit. 

Limaj thotë se togfjalëshi “nuk e paragjykojmë statusin” në dokumentin e dakorduar në mes të Kosovës dhe të Serbisë, shkel Kushtetutën. 

“Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Me qita e ka shkelur. Qysh kryeministri shkon në Bruksel e pranon një dokument ku thuhet nuk e paragjykojmë statusin. E Serbia nuk e ndërron preambulën”, tha ai.

“Gjykata Kushtetuese e ka hudhur marrëveshjen e Asociacionit në 2015-ën. Krejt cka ka në atë marrëveshje, përmbledhet në nenin 7”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat