Ambasadori i BE-së reagon pas djegies së veturave në veri të Kosovës

Aktuale

Ambasadori i BE-së reagon pas djegies së veturave në veri të Kosovës

Më: 31 mars 2023 Në ora: 13:22
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit.

Ai ka thënë se shkatërrimi i pronës private me qëllim të frikësimit, është i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur në dy ditët e fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm dhe i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar ambasadori i BE-së në Twitter. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veri të vendit është raportuar për djegien e tri veturave që u përkasin personave të nacionalitetit serb.

Gjithashtu, një ditë parë u ishte vënë zjarri edhe dy veturave të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat