​Kurti kujton të vrarët në Gjakovë: Në shtëpi i dogjën të gjallë e të vdekur

Aktuale

​Kurti kujton të vrarët në Gjakovë: Në shtëpi i dogjën të gjallë e të vdekur

Më: 2 prill 2023 Në ora: 19:32
Gjakovë, lufta 1999

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar masakrën në lagjen e parë në Gjakovë, ku forcat serbe masakruan e vranë mbi 60 civilë shqiptare.

Kurti ka shkruar në Facebook se në shtëpitë e tyre, i dogjën të gjallë e të vdekur anëtarët e familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi.

“Kufomat në shtëpinë e Vejsave ishin krejt të karbonizuara. Unë shkova të merrja batanije në spital, por ata nuk kishin më shumë se një copë. Nëntëmbëdhjetë trupa të karbonizuar u mbështollën me një batanije. U varrosën në tre varre”, citohet një dëshmitar nga Human Rights Watch.

Në natën mes 1 dhe 2 prillit 1999, në Lagjen e parë në Gjakovë, forcat serbe masakruan e vranë mbi 60 civilë shqiptarë. Në shtëpitë e tyre, i dogjën të gjallë e të vdekur anëtarët e familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi. Mosha e të vrarëve ishte nga 2 deri në 75 vjeç.

Krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi e dënim për to. Krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen.

Ne i përkujtojmë në secilin përvjetor për të mos i harruar kurrë. Sot përkujtojmë të vrarët në Gjakovë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat