Ramush Haradinaj përkujton heroin Sadri Zeneli

Aktuale

Ramush Haradinaj përkujton heroin Sadri Zeneli

Më: 6 prill 2023 Në ora: 09:51
Sadri Zeneli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Sadri Zeneli në përvjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Sadri Zeneli ishte i pari në rezistencë dhe i pari në aksione.

“Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mësues, prijës popullor, komandant lufte. I pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione”, ka shkruar i pari i AAK-së.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha në 24-vjetorin e rënies.

“Jabllanica e Gjakovës i dha luftës çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zotë, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut. Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha. Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat