Kurti bëri homazhe në Marec dhe Makoc: Angazhim për drejtësi për viktimat, ndëshkim për kriminelët

Aktuale

Kurti bëri homazhe në Marec dhe Makoc: Angazhim për drejtësi për viktimat, ndëshkim për kriminelët

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:33
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës, në shënim të 24-vjetorit të rënies heroike të 27 dëshmorëve dhe vrasjes së 16 martirëve.

Kurti tha se bëhet fjalë për një betejë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ia futi tmerrin forcave armike serbe, të cilët më pastaj në fshatin Makoc, e shfrynë mllefin e tyre nga humbja e kësaj beteje mbi civilët e pafajshëm e të pambrojtur.

Nga Mareci, kryeministri bëri homazhe në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës, ku ndërmjet datave 19 dhe 23 prill, u vranë gjithsej 115 civilë, fëmijë e pleq, që është një dëshmi e radhës së gjenocidit të Serbisë, që u mundua ta shfarosë popullin shqiptarë nga trojet e veta stërgjyshore.

Bashkë me Kurtin në homazhe ishin edhe ministri i Shëndetësisë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe aktivistë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat