Selmanaj tregon se çka i thoshte Krasniqi që sot u arrestua: “Dukej djalë kapadai, gajret burrë”

Aktuale

Selmanaj tregon se çka i thoshte Krasniqi që sot u arrestua: “Dukej djalë kapadai, gajret burrë”

Më: 19 prill 2023 Në ora: 20:32
Driton Selmanaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka shkruar në Facebook pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se ka abuzuar detyrën e tij zyrtare.

Ai iu drejtua qytetarëve se a mbajnë mend sloganin e LVV-së kur ishin në opozitë që thonin se “me hajna, me hajna, nuk ka shtet”.

“Mos u befasoni ky është vetëm fillimi. Këta me ren kanë me u korit me fun. Në intervistimin në komisionin hetimor, ky na thoshte që ligjin e interpretoj vet, nuk kam nevojë për rekomandimet e sugjerimet e ZRRE!”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i plotë:

A e mbani mend slloganin:

“ Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”?!

Mos u befasoni ky është vetëm fillimi. Këta me ren kanë me u korit me fun.

Në intervistimin në komisionin hetimor, ky na thoshte që ligjin e interpretoj vet, nuk kam nevojë për rekomandimet e sugjerimet e ZRRE!.

Kogja djalë kapadai dukej. E tash qenka trembur nga prezenca e madhe policisë dhe paska kërku tretman në QSKUK.

Gajret burrë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat