Tahiri: Qeveria në panik nga aferat korruptive brenda saj

Aktuale

Tahiri: Qeveria në panik nga aferat korruptive brenda saj

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:32
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti është në panik nga aferat korruptive brenda saj.

“Ajo që duhet të thuhet sot zëshëm në këtë Kuvend është që mega skandali i djeshëm në KEK, dhe veprimi i orkestruar i mbrojtjes para se me u ditë as hetimi për çka, as çfarë tenderësh janë, as për çfarë arsye ka shku Policia e Prokuroria në KEK, tregon shumë qartë panikun që ka kjo qeveri në raport me këto afera korruptive”, tha Tahiri.

Ai shtoi se sulmet e djeshme që u janë bërë organeve të pavarura të drejtësisë, tregon për një alarm që është në qeveri në raport me këtë aferë korruptive por edhe me afera tjera potenciale që mund të vinë tek OSHP-ja.

“A është kjo drejtësia që ju e keni proklamuar, a nuk është e mundur që këtë hetim tua lëmë organeve përgjegjëse. Ajo që shihet është se ky është vetëm fillimi, dhe zinxhiri në emër të 51% korruptiv po shihet se do të jetë i gjatë. Kërkesa ime për ju është që mos e mbroni siç e keni mbrojtur aferën korruptive të Martin Berishajt”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat