Petkoviq: Serbët që dolën në këto zgjedhje mund të numërohen në gishtat e dorës

Aktuale

Petkoviq: Serbët që dolën në këto zgjedhje mund të numërohen në gishtat e dorës

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:36
Petar Petkoviq

Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me pjesmarrjen e ultë të votuesve në veriun e Kosovës, është krenuar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai ka thënë se numri i serbëve që dolën në këto zgjedhje mund të numërohet në gishtat e dorës.

Njëherit, duke komentuar deklaratën e ministrit të brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ai ka porositur se “Veriu do të jetë përherë tokë serbe”.

“Nuk ka kurrfarë kushtëzimesh të Beogradit, por vetëm terror të Prishtinës. Veriu do të jetë përherë tokë serbe”, thotë ai, transmeton Tanjug.

.Kujtojmë se ministri Sveçla ka thënë se zgjedhjet e sotme  do të neutralizojnë  kushtëzimet e Beogradit dhe se qeveria në Prishtinë  është e interesuar  që veriu  të jetë sikur çdo pjesë tjetër e Kosovës.

Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat