Qeveria zgjedh bordin e ri të SHSKUK-së

Aktuale

Qeveria zgjedh bordin e ri të SHSKUK-së

Më: 26 prill 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka zgjedhur bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia na mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se bordi i ri i ShSKUK-së do të përbëhet nga: Dren Boshnjaku, Tetore Olloni, Rrezarta Bajrami, Besim Demolli, Vjollca Kadolli dhe Naim Bardiqi.

“Bordi drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i ShSKUK-së dhe përbëhet nga 7 anëtarë.

Meqenëse bordit të ShSKUK-së i ka skaduar mandati, Ministria e Shëndetësisë e konsideron të domosdoshëm zgjedhjen e bordit të ri”, ka thënë ministri Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat