Daçiq e Gjuriq të shtangur, Gërvalla: E dimë që ka edhe një Serbi më të mirë, për atë po presim

Aktuale

Daçiq e Gjuriq të shtangur, Gërvalla: E dimë që ka edhe një Serbi më të mirë, për atë po presim

Më: 27 prill 2023 Në ora: 17:41
Donika Gërvalla Shwarz

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Shwarz në fjalën e saj në Këshill të Sigurimit ka thënë se populli i Kosovës që ka qenë viktimë e gjenocidit dhe brutalitetit është për ndërtim të paqes, jo vetëm për vete por edhe për rajonin, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë se populli i Kosovës e di që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që është e dobët por evropiane.

Gërvalla ka thënë se Kosova shpreson që ajo Serbi të vijë sa më shpejt.

“Ne viktimat e gjenocidit dhe brutalitetit duam të krijojmë paqe, jo vetëm për ne por edhe për rajonin. Ne jemi populli i Kosovës dhe ne e dimë që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që ende është e dobët por evropiane. Një Serbi që dëshiron të ndalet së qeni kërcënim për fqinjët e saj. Ne po presim për atë serbi dhe shpresojmë që do të vijë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Gërvalla.

Ky fjalim i ministres kosovare ka shtangur dhe ka nxitur edhe reagimin e dy përfaqësuesve të Serbisë, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq.

“Qytetarët serbë mund ta marrin në dorë fatin e tyre dhe të shtrijnë dorën e pajtimit fqinjëve të tyre. Kjo është e mundur. Një vend mund të marrë vendime të reja. Kosova dhe të tjerët kanë treguar se kjo mund të arrihet. Ne mbesim të hapur për pajtim”, ka shtuar tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat