Zemaj për VV-në: Dy vite keqmenaxhuan, Kosova humbi me miliona

Aktuale

Zemaj për VV-në: Dy vite keqmenaxhuan, Kosova humbi me miliona

Më: 27 prill 2023 Në ora: 21:10
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se për dy vite në qeverisje, i kanë shkaktuar Kosovës miliona humbje. Zemaj e përmendi edhe arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për të cilin tha se ishte njeri i VV-së.

“Me ardhjen në pushtet të LVV-së, duke mos përjashtuar klientelën, nominuan njerëz në bord politik. Pa llogaritur pjesën profesionale, dhe pa gjykuar se është një sektor sensitiv, dhe kishte hy globalizimi i krizës energjetike”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

 Ai ka thënë se LDK dyshon në keqpërdorime në sektorin e energjisë, për shkak të numrit të madh të tenderëve njëburimor.

Sipas tij, dyshimet shtohen kur tenderët njëburimor janë dhënë për kompanitë e sigurimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat