Luljeta Aliu i gëzohet hapjes së urës mbi Ibër: Të festojmë, pas 20 vjetësh po bashkohet Mitrovica

Aktuale

Luljeta Aliu i gëzohet hapjes së urës mbi Ibër: Të festojmë, pas 20 vjetësh po bashkohet Mitrovica

Nga: A.Zh Më: 29 prill 2023 Në ora: 10:25
Luljeta Aliu

Kuvendi komunal në Mitrovicë, ka marrë dje vendim që të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë. Kjo urë ka rreth 20 vjet që qëndron e mbyllur.

Sipas kryesuesit të Kuvendit komunal në Mitrovicë, Nedzat Ugljanin, ky vendim u mor me propozim të delegates Aida Doli, për çka 13 vota ishin pro, një kundër nga komuniteti serb dhe një abstenim nga komuniteti shqiptar që kërkoi të shtyhet vendimi.

“Është vendim i kuvendit komunal. Ne kemi vendosur të veprojmë sipas standardeve evropiane për lëvizje të lirë. Po e shohim nga ana pozitive këtë”, ka deklaruar Ugljanin.

Lajmin për hapjen e urës, i është gëzuar analistja Luljeta Aliu, përcjell Bota sot. Sipas saj, Mitrovica po bashkohet pas 20 vjetësh.

“Njerëz, sot duhet me festu, pernime e kam. Pas 20 vjetësh po bashkohet Mitrovica, heeeej. Hajde more ishalla po bahet mirë edhe për neve najherë”, ka shkruar Aliu, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat