MSh-ja hap konkurs për 350 specializantë, shumica prej tyre pritet të jenë anesteziologë

Aktuale

MSh-ja hap konkurs për 350 specializantë, shumica prej tyre pritet të jenë anesteziologë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

350 specializantë parashihet të pranohen në konkursin e fundi të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq prioritet do të kenë specializantët për lëmin e anesteziologjisë. Ky proces do të bëhet bazuar me Udhëzimin e Ri Administrativ për shkollim specialistik i cili është miratuar para një muaji.

Me këtë rast, ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia, tha se Udhëzimi Administrativ për specialistë përbëhet nga tri kritere bazë, teksa premtoi që çdo vit do të ketë specializime bazuar me këto kritere.

Jam i lumtur që sot gjendem në këtë konferencë e cila ka një rëndësie të jashtëzakonshme për kuadrit tona të reja në shëndetësi. Udhëzimi i ri do t’i eliminoj mungesat e hasura më herët. Numri i specializimeve do të mbështet në tri kritere bazë. Duke marr parasysh numrin e madh të specializantëve herën e kaluar, kanë bërë që më disa klinika të kemi një mbingarkesë. Duke marr gjitha këto parasysh ne tani garantojmë një cilësi dhe garantojmë një vijueshmëri. Çdo vit do të ketë specializime bazuar me këto kritere. Kemi marr rekomandime që të kemi 350 specializant në total. Rritja e pagave për profesionistë shëndetësor, ndryshimet e legjislacioneve, ky ndryshim administrativ janë vetëm disa veprime që kjo qeveri ka bërë dhe do të bëjmë për të ngritur cilësinë. Numri me i madh në këtë rast është për anesteziologët”, tha ai.

E kryesuesi i Bordit për Specializime, Edmond Haliti, tha se ky konkurs do të jetë me standarde të larta që janë të ngjashme me ato të Bashkimit Evropian.

Ai po ashtu tha se më nuk do të ketë specializime me vetë financim.

Me standarde të reja e të larta, ftoj të gjithë mjekët që ta gjejnë vetën brenda këtij konkursi. Ajo çka jemi munduar që të bëjmë është duke evidentuar gabimet e më hershme. Mendoj se do t’i arsyetoj. Jemi munduar që të mbulojmë nevojat që kanë institucionet. Nevojat janë të mëdha por nuk duhet që t’i shkelim rregullat, mendoj që kemi arritur një zgjedhje optimale. Nuk do të ketë më specializime me vetëfinancim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat