Zbulohet identiteti i hajnit që tentoi të grabisë në “Finca”, kishte grabitur edhe “RIA-n” në Prishtinë

Aktuale

Zbulohet identiteti i hajnit që tentoi të grabisë në “Finca”, kishte grabitur edhe “RIA-n” në Prishtinë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 17:05
Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare, që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Institucioni mikrofinanciar “Ria” është bërë cak i hajnave pasditen e djeshme ku rreth orës 14:00, një person ka hyrë i armatosur në filialin e institucionit në lagjen “Nazim Gafurri” në Prishtinë dhe ka kryer grabitjen.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë rast, del të jetë Dardan Gashi, i cili mbrëmjen e shkuar ka rënë në prangat e Policisë. Gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe një karikator.

Sipas burimeve, derisa Gashi ishte në arrati, i njëjti kishte kryer edhe grabitjen e armatosur në “Ria” në Prishtinë.

Gashi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

I dyshuari ishte person i njohur për organet e rendit pasi i njëjti kishte tentuar ta grabis filialin e institucionit mikrofinanciar “FINCA” në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat