Presidenti i Polonisë: Kemi njohur pavarësinë e Kosovës që nga fillimi

Aktuale

Presidenti i Polonisë: Kemi njohur pavarësinë e Kosovës që nga fillimi

Më: 11 maj 2023 Në ora: 23:56
Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda deklaroi sot se Polonia është një nga ato vende që kurrë nuk ka ngritur pikëpyetje në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediet me Presidentin Begaj, Duda tha se mbështesin  liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Folëm edhe për Kosovën, e sigurova Presidentin se ne jemi një nga ato vende që kurrë nuk ka ngritur pyetje për vendin e Kosovës në bashkësinë e vendeve, në bashkësinë ndërkombëtare. E kemi njohur pavarësinë e Kosovës praktikisht që nga fillimi. Kemi lidhur edhe përfaqësi konsullore. E kemi mbështetur Kosovën për aplikimin e liberalizimit të vizave, prandaj e kemi çështjen e Kosovës parasysh dhe e sigurova presidentin se përbën një objekt për të cilën autoritetet polake mendojnë vazhdimisht dhe do ta bëjnë në të ardhmen”, nënvizoi kreu i shtetit polak.

Kreu i Shtetit shqiptar deklaroi se “i kërkova mikut tim Duda ndikimin e tij për një rivlerësim nga autoritetet polake të situatës së përgjithshme gjeopolitike në Evropë dhe në rajonin e  Ballkanit Perëndimor, me synim lidhjen sa më shpejt të jetë e mundur të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën”.

Gjithashtu, Begaj i kërkoi homologut të tij mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO, ku Samiti i ardhshëm i Vilniusit në korrik të këtij viti, është një rast i mirë për të mbështetur aspiratat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat