Drejtuesit e Shtërpcës dhe asamblistët lëshojnë sallën “në shenjë solidarizimi me serbët e veriut”

Aktuale

Drejtuesit e Shtërpcës dhe asamblistët lëshojnë sallën “në shenjë solidarizimi me serbët e veriut”

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:46
Dalibor Jevtiq

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, drejtuesit tjerë dhe asamblistët e kanë lëshuar seancën e kuvendit komunal për herën e pestë me radhë.

Arsyeja për këtë herë është thënë të jetë për t’u solidarizuar me qytetarët serbë nga komunat veriore të vendit.

“Nga ky vend, sot, ne ndjejmë nevojën dhe obligimin për të ofruar mbështetje të plotë për njerëzit tanë në veri të Kosovës të cilët i janë ekspozuar dhunës institucionale që ka ndodhur së fundmi si pasojë e politikës së gabuar të regjimit në Prishtinë”, është shprehur Jevtiq, raporton Kosova Onllajn.

Ai ka ftuar asamblesitët që ta lëshojnë seancën si shenjë solidarizimi por edhe rezistence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat