“Republika nuk është fjalë goje e tubimeve rrahagjokse”, reagon ashpër deputeti i VV-së kundër opozitës

Aktuale

“Republika nuk është fjalë goje e tubimeve rrahagjokse”, reagon ashpër deputeti i VV-së kundër opozitës

Nga: A.SH Më: 31 maj 2023 Në ora: 14:15
Vetëvendosje

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka raguar ashpër ndaj opozitës të cilët vazhdimisht po kritikojnë kryeministrin Kurti në raport me situatën në veri.

Ai ka thënë se edhe ata si banditët në veriu po duan pushtetin për vete.

Sipas tij, pasojat e politikave e vendimeve të qeverive të mahershme të dëmshme nuk mund të sanohen lehtë e as shpejt.

Postimi në Facebook:

Deri dje, krerët e mafisë së veriut i keni pritur në zyret e shtetit. Keni promovuar ide për amnistimin e krimeve të luftës. Keni bërë biznes me kriminelët e veriut. E keni hequr nga agjenda shtrirjen e sovranitetit në veri. Keni nënshkruar sistem gjyqësor e energjetik paralel. Komunat e veriut i keni quajtur dhurata të Rankoviqit. Keni negociuar ndarjen e Kosovës.

Sot, nëse nuk e keni kurajon ta mbështesni Kryeministrin në betejën e tij për rend e ligj në veri, më e pakta do të ishte heshtja. Por, pa pikë dinjiteti e pendese, dilni dhe e kundërshtoni atë. Sepse, sikur ata banditë të veriut, edhe juve vetëm pushteti ju intereson. Njëjtë si atyre, as që ju bën për shtetin e Kosovës.

Pasojat e politikave e vendimeve tuaja të dëmshme nuk sanohet lehtë e shpejt. Por, shtrirja e sovranitetit, sundimi i ligjit e demokracia nuk kanë alternativë. Sepse Republika nuk është fjalë goje e tubimeve rrahagjokse, por dinjitet shtetëror e qytetar për të cilin punohet përditë. Në fund, do të fitojë e drejta, do të fitojë Republika e Kosovës, e ju do të dilni humbës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat