Pas thirrjeve për protestë në jug të Mitrovicës, reagon ministri Sveçla: Mos iu përgjigjni këtyre thirrjeve të dyshimta

Aktuale

Pas thirrjeve për protestë në jug të Mitrovicës, reagon ministri Sveçla: Mos iu përgjigjni këtyre thirrjeve të dyshimta

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2023 Në ora: 09:48
Xhelal Sveçla

Pas thirrjeve për protestë në jug të Mitrovicës ka reagiar edhe ministri Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë me këto thijrre janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës.

Ai fton qytetarët që të mos iu përgjigjen thirrjeve të dyshimta.

Postimi në Facebook:

Qytetarë të dashur,

Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe me synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale.

Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit.

I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime.

Kujtojmë, ndaj këtyre thirrjeve ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shpërfillin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat