Vuçiq pyetet nëse do takohet edhe me presidenten Osmani: Nuk e di se kush vjen nga Prishtina, me Scholz e Macron po

Aktuale

Vuçiq pyetet nëse do takohet edhe me presidenten Osmani: Nuk e di se kush vjen nga Prishtina, me Scholz e Macron po

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 10:40
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka mohuar e as pohuar, nëse do të ketë sot një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të liderëve Evropianë në Moldavi.

Në pyetjen për këtë çështje, ai u shpreh: 

‘Nuk e di se kush vjen nga Prishtina, por unë do takohem me [Olaf] Scholz dhe [Emmanuel] Macron, përfundimisht.

Ky do të jetë një diskutim vërtetë i rëndësishëm për ne’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat