Haradinaj: Mbajtja e zgjedhjeve është moment i gabuar

Aktuale

Haradinaj: Mbajtja e zgjedhjeve është moment i gabuar

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:19
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin “Debat Plus” ka treguar tri elelmente që sipas tij, kryeministri Kurti i ka bëre dëme Kosovës dhe marrëdhënieve me aleatët.

“I pari moment është refuzimi i planit për tabela përmes të cilit do të vazhdohej një normalitet institucional…

I dyti moment i gabuar është mbajtja e zgjedhjeve dhe i treti moment është kur e kanë sygjeruar se ata nuk kanë dashur të vendosin Kosovën tepër keq me thënë se nuk janë këto kryetar dhe këto nuk janë zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

“Pra është hera e tretë kur Kurti ka shkuar ndaras nga aleatët tonë dhe kjo hera e tretë solli sanksionet, ndërprerjen e “Defender 23″”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat